SPORT, 28 Maj 2022, 18:07

Video/ Finalja e Champions League, trofeu niset për në "Stade de France"

Video/ Finalja e Champions League, trofeu niset për në "Stade de

Pothuajse tri orë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League e cila do të fillojë në orën 21:00 mes Liverpoolit dhe Real Madrid.

Ekipet ndodhen aty, tifozët gjithashtu dhe tani është momenti i trofeut më të rëndësishem të UEFA-s që të niset për në "Stade de France".

Pas ekspozimit në qendër të Parisit në zonën e eventit, kupa do të vendoset brenda pak minutash në stadiumin e Parisit, e transportuar nga punonjësit e UEFA-s.