SPORT, 28 Maj 2022, 23:36

Champions League/ Nuk ka mrekulli të shtatë për Liverpulin, Real Madrid “padron” i Europës

Champions League/ Nuk ka mrekulli të shtatë për Liverpulin, Real

Real Madrid është mbreti i Champions League, duke triumfuar për herë të 14-të. "Los Blancos" fituan 1-0 në finalen e Parisit përballë Liverpulit.

Një sukses historik edhe për Karlo Ancelotin, që vendos rekord me 4 trofe të Champions, 2 herë me Milan dhe 2 herë me Real Madrid.

Ndeshja nisi me 36 minuta vonesë si pasojë e mos hyrjes në kohë të tifozëve, kryesisht atyre anglezë. Liverpuli dominoi totalisht në pjesën e parë dhe për nga rastet duhej të kishte shënuar.

Salah dy herë provoi, por priti i sigurt portieri i Real. Më pas ishte Mane që goditi shtyllën, por një meritë ka edhe Kurtua që e devijoi. Gardiani belg nuk surprizohet as nga goditja me kokë e Salah. Por në fundin e fraksionit të parë ishte Real që shënoi me Benzema, por pas rishikimit të VAR, goli u anulua për jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi më e ekuilibruar. Për të ardhur në minutën e 59-të, kur Reali kalon në avantazh me Vinicius Junior.

Champions League/ Nuk ka mrekulli të shtatë për Liverpulin, Real

Valverde pason bukur nga e djathta dhe sulmuesi brazilian nuk fal me portën bosh. Liverpuli hidhet menjëherë në sulm, por portieri i Realit i thotë edhe tri herë “jo” Salah.

Pavarësisht se Liverpuli provoi pa fund deri në fund, nuk arriti të shënojë për ta çuar të paktën sfidën në shtesë. Reali reziston dhe arrin të ngrejë lart trofeun e Champions për herë të 14-të.