SPORT, 28 Maj 2022, 20:59

Finalja e Champions League shtyhet me 30 minuta, ja arsyeja

Finalja e Champions League shtyhet me 30 minuta, ja arsyeja

E çuditshme, por e vërtetë, finalja e Champions League është shtyrë me 30 minuta dhe do të startojë në orën 21:30.

Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium, për shkak të problemeve dhe kaosit në hyrje, një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë.

Gjithashtu është shtyrë dhe ceremonia hapëse prej 5 minutash, e cila do të startojë në orën 21:25.