SPORT, 29 Maj 2022, 12:51

FOTO/ “Sofa Score” zbulon formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë lojtarë të Realit dhe… Bajernit

FOTO/ “Sofa Score” zbulon formacionin më të mirë

Liga e Kampionëve të këtij sezoni u mbyll me triumfin e Realit të Madridit përbalë Liverpulit në finalen e luajtur në Paris, me shifrat 1-0.

Portali i specializuar i statistikave, “Sofa Score” ka zbuluar formacionin më të mirë të këtij sezoni në Champions, sipas performancave të lojtarëve.

Në portë është padyshim Tibo Kurtua, i cili ishte dhe lojtari më i mirë në finale. Mbrojtja shihet e mbushur me lojtarë të Premier Ligës, me Arnold dhe Kanselo në krahë dhe Van Dajk me Tiago silvën në qendër.

Në mesfushë bie në sy prezenca e dy lojtarëve të Bajernit dhe mungesa e Luka Modriç. Sane, Kros, Kimish dhe Mahrez janë ata lojtarë që kompletojnë mesin e fushës në këtë formacion.

Sulmi përbëhet nga dy lojtarë. Robert Levandovski dhe lojtari me renditjen më të lartë, Karim Benzema, i cili vlerësohet me notën 8,05 si askush tjetër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SofaScore (@sofascore_official)