SPORT, 9 Tetor 2023, 17:39

Lufta godet edhe futbollin/ Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës

Lufta godet edhe futbollin/ Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër

Izraeli anulon dy sfidat e tetorit kundër Zvicrës dhe Kosovës, pasi një lojtar humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Lufta në Izrael ka goditur edhe futbollin. Ashtu siç pritej, UEFA ka pranuar kërkesën e federatës izraelite për të anuluar ndeshjet e tetorit kombëtares në eliminatoret e Euro 2024, kundër Zvicrës dhe Kosovës.

Por nëse sfidat mund të rikuperohen në data të tjera, tragjike janë humbjet e jetës. Kështu, mediat izraelite raportojnë se mes qindra personave që kanë humbur jetën është edhe futbollisti Lior Asulin. Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur një tjetër futbollist, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.