TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Osijeku pas shkarkimit të trajnerit Stjepan Tomas ka arritur që të shijojë fitoren e parë në kampionat që nga muaj gusht. Bardheblutë kanë fituar në shtëpi me rezultatin 3-0 ndaj Rudesh.
Në raportimin e mediave kroate për këtë takim shkruhet se Osijek është drejtuar nga trajneri provizor Ivo Smoje dhe presin që Zoran Zekiç të mbyll aventurën e tij me Partizanin. Mediat kroate e prej ditësh e bëjnë fakt të kryer rikthimin e Zekiç në krye të Osijekut.
Sipas kësaj logjike i bie që trajneri kroat nesër të drejtojë për herë të fundit Partizanin, i cili në orën 18:00 pret në shtëpi Kukësin. Pra, sfide e ensërme me verilindorët mund të rezultojë e fundit për Zekiç në krye të solit të “demave”. Që pas ndeshjes me Skënderbeun trajneri kroat ka hyrë në bisedime me drejtuesit e kuq për gjetjen e akordit për ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës.
Siç “Panorama Sport” ka raportuar më herët, presidenti Demi e ka frenuar këtë largim, pasi nuk do që situata të tilla braktisjesh të bëhen rrugë, ku i pari ishe Matondo që u tregoi “targën” të kuqve. Me daljen në skenë të Orges Shehit situata e Zekiç edhe mund të ndryshojë, por mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë sot pas ndeshjes me Kukësin. Do të dalë profecia e mediave kroate që Zekiç do të marrë drejtimin e Osijekut, apo do të triumfojë qëndrimi i presidentit Demi dhe bordit drejtues të “demave”.