SPORT, 9 Tetor 2023, 13:59

Shtyhet një tjetër ndeshje e Izraelit, ja kur pritet të luajë me Kosovën

Shtyhet një tjetër ndeshje e Izraelit, ja kur pritet të

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit e planifikuar më 15 tetor në Prishtinë në kuadër të Grupit I kualifikues për “Euro 2024” do të shtyhet për shkak të luftës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë federata e Kosovës. 

Federata izraelite ka anuluar rezervimit e hotelit në Prishtinë, ku do të akomodohej para ndeshjes me Kosovën. Tashmë ndeshja pritet të jetë në muajin dhjetor.

UEFA ka shtyrë edhe ndeshjen e Izraelit që do ta luante ndaj Zvicrës më 12 tetor në Tel Aviv.