TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Izraeli kishte në program me 12 tetor ndeshjen shtëpiake ndaj Zvicrës (kualifikuese), ndërsa 3 ditë më pas atë ndaj Kosovës.
Duke qenë se izraelitët janë në situatë lufte, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën më 7 tetor, UEFA ka vendosur që të shtyjë takimin me zviceranët. Sa i takon sfidës jashtë me Kosovën, mungon një vendim konkret.
“UEFA do të pres edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraeli mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja” – shkruan UEFA.