SPORT, 7 Tetor 2023, 23:09

Fund i çmendur me dy portierët më të kuq, Milani merr tre pikët dhe kreun e renditjes në transfertë ndaj Xhenoas

Fund i çmendur me dy portierët më të kuq, Milani merr tre

Milani ka siguruar tre pikët dhe kreun e renditjes së Serisë A me një sfidë të fituar në mënyrë të pabesueshme ndaj Xhenoas në transfertë.

Në një ndeshje pa shumë emocione për pjesën më të madhe të saj, shkëndijat erdhën në fundin e sfidës.. Fillimisht Pulisiç i dha avantazhin kuqezinjve dhe më pas ndeshja u ndez në minutat shtesë.

Menja ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Ekuban, duke u ndëshkuar me karton të kuq, duke bërë që në portë të përfundonte Zhiru, teksa në goditjen e dënimit, ishin vendasit që goditën traversën.

Më pas, ishte edhe portieri i vendasve, Martinez, ai cili u ndëshkua me të kuq, teksa po ndalte një kundërsulm të kuqezinjve.

Por në fund, vërshëllima e gjyqtarit i dha Milanit tre pikë shumë të vuajtura, por që i mjaftojnë për të marrë kreun e renditjes së Serisë A.

XHENOA-MILAN 0-1
89′ Pulisiç

KARTONI I KUQ I MARTINEZ

XHENOA (4-4-2): Martinez; De Uinter, Dragushin, Bani, Vaskez; Sabeli, Torsbi, Frendrup, Haps; Gudmundson, Malinovski.
Trajner: Alberto Xhilardino

MILAN (4-3-3): Menja; Florenci, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Musah, Adli, Reijnders; Çukvueze, Joviç, Okafor.
Trajner: Stefano Pioli.

Fund i çmendur me dy portierët më të kuq, Milani merr tre