SPORT, 7 Tetor 2023, 17:52

Nga ofendimet e tifozëve shkodranë, te përleshja me mbështetësit e Tiranës, zanafilla e sherrit në Reps

Nga ofendimet e tifozëve shkodranë, te përleshja me

Vllaznia pësoi disfatë 0-1 ndaj Tiranës, në takimin e luajtur në Kukës. Pas sfidës, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës, në Reps.

Por si nisi gjithçka? Në një vend pushimi, pikërisht në Reps, lojtari i 12-të i shkodranëve, pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase.

Më pas, situata u acarua, duke kaluar në gjuajtjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.