SPORT, 7 Tetor 2023, 17:04

Bologna ndal Interin në “San Siro”, zikaltërit shpërdorojnë avantazhin e dyfishtë

Bologna ndal Interin në “San Siro”, zikaltërit

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Bolognas, duke marrë kështu vetëm një pikë në “San Siro, në takimin e vlefshëm për javën e tetë.

Zikaltërit e nisën ndeshjen me “marshin e pestë” duke shënuar 2 herë brenda 15 minutash dhe duke krijuar idenë e një goleade të mundshme. Acerbi ndëshkoi Skorupskin me kokë, ndërsa pak më pas dyfishoi i zakonshmi Lautaro me një gol për panoramë nga distanca.

Miqtë nga Bologna u futën në lojë pas një penalltie të fituar me VAR. Ishte ish lojtari i Bayern Munchen Zirkzee që rihapi llogaritë, duke ekzekutuat saktë 11-metërshin në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë, skuadra e Thiago Mottas barazoi ekuilibrat në 2-2 po me Zirkzee. Kështu, Inter kryeson kampionatin me 19 pikë, ndërsa Bologna gjendet në vendin e tetë.