SPORT, 9 Tetor 2023, 09:00

Probleme te Partizani, titullari i të kuqve dëmtohet dhe rrezikon seriozisht derbin me Tiranën

Probleme te Partizani, titullari i të kuqve dëmtohet dhe rrezikon

Përveç Andi Hadrojt, që vijon të ketë probleme në muskujt e barkut, Viktor da Silva dhe Kristian Mba janë telashet e reja për stafin mjekësor të skuadrës.

Në javën e shkuar nigeriani është stërvitur normalisht, por një ditë para ndeshjes ai ka ndier dhimbje në muskujt e barkut dhe në bashkëpunim me stafin ka vendosur ta bëjë pushim këtë sfidë. Qëllimi është mospërsëritja e dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjeve të Europës.

Ndërkohë, Viktor da Silva mori një goditje në kavilje, që në pamje të parë është dukur serioze, por mbetet për t’u parë pas ekzaminimeve të sotme. Nëse situata është siç duket, braziliani e rrezikon seriozisht derbin me Tiranën më datë 19 tetor.