SPORT, 30 Prill 2022, 16:08

Liverpuli nuk gabon në garën për titull, fitore në transfertën e Njukasëllit

Liverpuli nuk gabon në garën për titull, fitore në

Liverpuli arrin një fitore minimale përballë Njukasëllit (0-1), duke mos gabuar në luftën për titull që ka me Mançester Sitin.

Skuadra e Klop u mjaftua nga një gol i mesfushorit Nabi Keita (13') për të marrë tri pikët.

Kjo fitore i ngjit “Të Kuqtë” momentalisht në vendin e parë dhe tani të gjithë sytë e tyre janë nga sfida Lids-Mançester Siti, duke u lutur për një gabim të mundshëm të “Qytetarëve”.