SPORT, 23 Janar 2023, 16:27

Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo? Salah zgjedh futbollistin më të mirë në botë

Lionel Mesi apo Kristiano Ronaldo? Salah zgjedh futbollistin më të

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë cilësuar si dy futbollistët më të mirë në botë, po ashtu edhe si “rivalët” e përjetshëm.

Gjithmonë kanë ekzistuar polemika se kush është më i mirë prej tyre. por sulmuesi i Liverpulit, Muhamed Salah e ka dhënë mendimin e tij. Sipas egjiptianit, Mesi është më i miri dhe nuk ka nevojë që të diskutohet më mbi këtë temë.

“Mesi është më i mirë. Nuk ka absolutisht nevojë të debatohet për këtë temë”, deklaroi Salah.

“Pleshti” mori Kupën e Botës me Argjentinën një muaj më parë, ndërsa CR7 fitoi titullin më të madh të kombëtares në vitin 2016 kur u shpall kampion i Europës.