SPORT, 23 Janar 2023, 16:07

Video/ Mbape "kopjon" gjestin e turpshëm të Martinezit, rrjeti zien nga reagimet ndaj sulmuesit të PSG

Video/ Mbape "kopjon" gjestin e turpshëm të Martinezit,

Sulmuesi i PSG-së, Kilian Mbape, është bërë protagonist i ditës së djeshme falë një video që po qarkullon në rrjet. 

Teksa po largohej nga kampi stërvitor i klubit, francezi ka imituar gjestin e turpshëm që bëri portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez.

Pamjet janë filmuar nga një kamera amatore por menjëherë janë bërë virale në rrjet.


Rikujtojmë se Martinez e vendosi “Dorezën e Artë” në zonën gjenitale,  pasi u shpall portieri më i mirë i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ky gjest u kritikua dhe komentua shumë nga të gjithë njerëzit në botën e futbollit.