SPORT, 22 Janar 2023, 20:09

Guardiola pas fitores ndaj Uolves: Më vjen keq për ata që më urrejnë, por unë dhe ekipi do të futemi në historinë e Premier Ligës

Guardiola pas fitores ndaj Uolves: Më vjen keq për ata që më

Mançester Siti mposhti me rezultatin 3-0 Uolves në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premier Ligës. Pas sfidës ka folur trajneri i “Qytetarëve” Pep Guardiola.

“Unë fitova katër liga radhazi si lojtar kur isha në Barcelonë. Sezoni i pestë dhe i gjashtë nuk ishin të njëjtë. Nuk isha mjaftueshëm i uritur. Kisha besim se isha shumë i mirë por Real Madridi më mundi në sezonin e pestë dhe të gjashtë. Unë i kuptoj lojtarët, por jam këtu që kjo të mos ndodhë.

Presidenti e di këtë, përndryshe ai nuk do të më kishte rinovuar kontratën, por nëse humbas nuk do të vazhdoj më të jem në krye të pankinës. Kur të tërhiqem ose të largohem nga Siti të gjithë do të thonë se sa i mirë kam qenë, por nuk bëhet fjalë për këtë. Unë jam ende këtu. Mund të thuash, hej Pep, ne jemi të dytët, nuk jemi 25 pikë prapa Arsenalit.

Po, ne jemi atje dhe kemi 57 pikë për të luajtur. Ajo që po them është se në këtë mënyrë nuk do të kemi shanse për të fituar. Nuk ka kohë për t’u rikuperuar. Ne kemi Kupën FA, Ligën e Kampioneve dhe sezonin e ardhshëm ekipi duhet të reagojë, të kërkojë më shumë. Disa nga golat që pësojmë janë të papranueshëm, si goli kundër Liverpulit ose i dyti kundër Junajtid.

Ne nuk mbrohemi sikur të ishte loja e fundit. A i keni parë veprimet e fundit të Xhek Grelish duke u hedhur mbi fushë për të rikuperuar topin? Ose Natan Ake apo duelet e fituara nga Manuel Akanji. Cdo ndeshje duhet të jetë kështu, mund të fitojmë 15,16 apo 17 ndeshje radhazi. Më vjen keq për ‘urrejtësitt’ e mi, sepse do të jemi në librat e historisë së Premier Ligës për gjithçka që kemi bërë, si e kemi bërë, rekordet që kemi thyer. Nuk mund të mohohet. Ne kemi qenë shumë të rregullt në nivelin më të lartë. Por kjo është e kaluara. Kjo është e tashmja dhe tifozët tanë duan që ne të luajmë më rregullisht si në pjesën e dytë kundër Totenhemit”, përfundoi ai.