TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tri skuadra të tjera kanë prerë sot biletën për në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve me rezultate mjaft interesante ku vetëm një sfidë dukej e parashikueshme.
Ajo ishte ndeshja mes Benfikës dhe Dinamo Kiev, ku portugezët kanë konfirmuar epërsinë pas fitores 2-0 të sfidës së parë në transfertë, duke dominuar 3-0 në shtëpi për të kaluar lehtësisht në grupet e turneut.
Ndërkohë, jashtë grupeve ka mbetur Crvena Zvezda, e cila u eliminua nga Makabi Haifa. Ky i fundit kishte mundur 3-2 serbët në ndeshjen e parë dhe u përpoq të ruante rezultatin në sfidën e sotme në Beograd, por pësoi 2 gola që në pjesën e-parë. Në fund të kësaj pjesë, Makabi shënoi pas një penalltie të humbur, duke lënë kualifikimin të hapur dhe në minutën e 90, një autogol e ndihmoi për barazimin 2-2 që galë golavarazhit të përgjithshëm i mundësoi kalimin në grupe të turneut.
REZULTATET
Benfika-Dinamo Kiev 3-0
Crvena Zvezda – Makabi Haifa 2-2
Plzen – Karabak 2-1