TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teun Koopmeiners nuk do të luajë në ndeshjet e radhës që Holanda do të zhvillojë kundër Francës dhe Greqisë, të vlefshme për kualifikueset për Kampionatin e ardhshëm Evropian.
Mesfushori i Atalantas filloi stërvitjen me përfaqësuesen edhe pse i dëmtuar, e për këtë arsye trajneri Ronald Koeman ka vendosur që të mos rrezikojë me të.
“Tulipanët” kanë mjaft probleme me dëmtimet, pasi jashtë kanë mbetur portierët Mark Flekken dhe Justin Bijloë, si dhe mbrojtësit Jurrien Timber, Matthijs de Ligt, Sven Botman dhe Tyrell Malacia. Listës së lojtarëve të padisponueshëm i janë shtuar Noa Lang, Memphis Depay, Cody Gako, Frenkie de Jong dhe Steven Berghuis.