SPORT, 22 Qershor 2022, 09:42

Kryevepër e Marotta-s, Lukaku e bën Interin të frikshëm, por “djalli” i prish planet me Dybala-n

Kryevepër e Marotta-s, Lukaku e bën Interin të frikshëm, por

Beppe Marotta vë në jetë një goditje fantastike, pas vetëm një viti rikthen Lukakun në Milano dhe këtë e bën me një operacion që të lë pa fjalë. Një vit më parë, zikaltërit shitën Lukakun te Chelsea për 115 milionë euro ndërsa tani e marrin për 8 milionë euro plus 4 të tjera bonuse, të lidhura me golat dhe titullin. Ky huazim i sulmuesit belg, në këto shifra konsiderohet si një dhuratë e madhe në këtë kohe krize.

Kryevepër e Marotta-s, Lukaku e bën Interin të frikshëm, por

Sigurisht që një rol shumë të madh kishte dhe Lukaku i cili bëri gjithçka për tu larguar nga Londra. Në këtë rikthim të tij në Milano, belgu pranoi edhe një ulje të ndjeshme të pagës, nga 12 milionë euro që përfitonte te blutë, tek Inter do të përfitojë në total afro 8,5 milionë euro.

Inter kërkon të rikthehet sa më shpejt te titulli kampion, projekti i Inzaghi vijon të marrë formë, pasi dhe vetë trajneri një ditë më parë firmosi rinovimin e kontratës deri në 2024. Pasi mbyllën çështjen Lukaku, Marotta dhe Ausilio kthejnë vështrimin nga Dybala, por ky fakt nuk i ka lënë një shije të mirë agjentit të Dybala.

Inter la në pritje argjentinasin duke bërë që marrëdhënia mes palëve të pësojë një krisje. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milan, por kuqezinjtë nuk mund të përballojnë pretendimet e Dybala, 7 milionë euro në vit, thjeshtë qëndrojnë në dritare me shpresën që për Dybala të mos ketë të interesuar të tjerë, në mënyrë që Jorge Antun të ul pretendimet financiare.