SPORT, 21 Shkurt 2026, 22:17

Katër gola dhe katër asiste, kush është mbrojtësi shqiptar që po shkëlqen në Turqi

Katër gola dhe katër asiste, kush është mbrojtësi

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, rrëmbeu sërish skenën në elitën e futbollit turk, teksa shënoi golin e dytë radhazi në kampionatin turk dhe të katërtin në 19 javë.

31-vjeçari tundi rrjetën me fanellën e Alaniaspor, në minutën e 67-të në duelin ndaj Basaksehir, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1 me 2.

Në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, Hadërgjonaj, kurrë nuk ka shënuar më shumë se 4 gola, teksa këtë edicion ka shansin e artë të thyejë rekordin e tij personal.

Shqiptari i Kosovës është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm te skuadra e Alaniaspor, teksa ky është edicioni i tij i tretë me ketë ekip.