TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vardari mposhti Bashkimin me rezultatin 1-0. Ndeshja në Maqedoninë e Veriut u vendos falë një goli në pjesën e parë, megjithatë rezultati kaloi në plan të dytë.
Thirrjet raciste ndaj klubit shqiptar dhe përplasja me policinë maqedonase pas ndeshjes, morën vëmendjen kryesore.
Po luheshin minutat e fundit, kur gjyqtari u detyrua të ndërpresë ndeshjen. Shkak për këtë u bënë ofendimet në kor ndaj shqiptarëve nga tifozët e Vardarit.
Turpi vazhdoi edhe pas ndeshjes. Aty ku pamjet tregojnë se pati përplasje mes Policisë dhe stafit të Bashkimit.
Vardari synon rikthimin te titulli kampion, ndërsa aktualisht kryeson me 9 pikë më tepër se Struga dhe Shkëndija. Këto të fundit do të përballen nesër me Sileksin.
Thirrjet ofenduese ndaj shqiptarëve: (VIDEO)
Përplasja me policinë pas ndeshjes: (VIDEO)