TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Binjakët Shpendi po kalojnë një sezon fantastik në Serinë B.
Dje ishte Stiveni që shkoi në kuotën e nëntë golave me Empolin, ndërsa sot e pati radhën Kristiani te Çezena.
Kristian Shpendit i mjaftuan katër minuta lojë, për të gjetur rrugën e rrjetës. Për të ishte goli i nëntë, njësoj si vëllai i tij, ndërsa numëron edhe katër asistime.
Goli i tij sot u regjistrua ndaj Specias. Në edicionin e kaluar, Kristiani u ndal në kuotën e 11 golave.
Qendërsulmuesi duket në rrugën e duhur për të përmirësuar këtë statistikë. /Panorama Sport/
Goli i Kristian Shpendit: (VIDEO)