SPORT, 21 Shkurt 2026, 22:06

Skandal në derbin Bashkimi–Vardari, thirrje raciste, karton i kuq dhe reagime të ashpra

Skandal në derbin Bashkimi–Vardari, thirrje raciste, karton i kuq dhe

Përballja e javës së 19-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në mes Bashkimit dhe Vardarit , përpos shijes së derbit solli edhe anën e errët të futbollit. Gjithçka filloi në minutën e 78 kur tifozët vendas të njohur për fyerje “Komitët” pandëqrprerë lëshuan thirrje raciste e antishqiptare.

Këto thirrje që nuk po ndaleshin nga Komitët detyruan përfaqësuesit e Bashkimit të reagojnë tek delegati i ndeshjes, që çoi në ndërprerën e ndeshjes për disa minuta.

Që të mos mjaftonin vetëm fyerjet ndaj shqiptarëve, situata u tensionua në minutën e 86 të ndeshjes kur gjyqtari i ndeshjes Benjamin Kerimi ndëshkoi direkt me të kuq mbrojtësin e Bashkimit Rexhep Muratin, me arsyetimin se gjoja ky i fundit e ka pështyrë.

Lidhur me ndeshjen e sotme reagoi FFM-ja. Por përpos që morën në mbrojtje gjyqtarin dhe arsyetuan veprimin e tij për ndëshkimin me të kuq, në asnjë fjalë Federata nuk përmend fyerjet e Komitëve ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Klubi Futbollistik Bashkimi nga Kumanova. Veprimin e gjyqtarit dhe Federatës e quajnë skandal.