SPORT, 21 Shkurt 2026, 19:01

I harruar te Kombëtarja, sulmuesi shqiptar realizon supergol me kryesuesit e kampionatit në Belgjikë

I harruar te Kombëtarja, sulmuesi shqiptar realizon supergol me kryesuesit

Arbnor Muja tundi rrjetën sot me Sint Truiden, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë.

Sulmuesi i krahut të djathtë vulosi rezultatin 1 me 4 për ekipin e tij në transfertën e Dender.

Goli i Mujës u regjistrua në minutën e 87-të. Ishte një goditje nga distanca, me të cilën përshëndeti rrjetën.

Sint Struiden kryeson kampionatin aktualisht, ndërsa Rojal Union do luajë ndeshjen e tij.

Muja po bën mjaft mirë me ekipin belg ku e pati golin e katërt në kampionat. Sot ndërkohë u rikthye pas dy ndeshjeve pezullim për shkak të një kartoni të kuq.

Hera e fundit, kur merrte minuta te Kombëtarja ishte në nëntorin e vitit 2023. /Panorama Sport/