SPORT, 5 Nëntor 2022, 19:04

Sheikët fitojnë miliona edhe kur dalin të dytët, PSG kalon Manchester City-n dhe Realin në Champions

Sheikët fitojnë miliona edhe kur dalin të dytët, PSG kalon

PSG ka qenë skuadra që ka grumbulluar më shumë para në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Ekipi francez mori çmimin e ‘ngushëllimit’ pasi u rendit në vendin e dytë.

Sipas vlerësimeve të Observatoire du Sport Business dhe SwissRamble, parizienët gjeneruan të ardhura prej 98.04 milionë euro të ndarë në: 29.56 milionë koeficienti i UEFA-s ; 29.44 milionë në konceptin e “Market Pool” dhe 39,04 milionë në performancën sportive . Shifra rekord që i tejkalojnë klubet si Real Madridi, i renditur i dyti me 96.93 milionë dhe Siti i treti me fitime prej 89.69 milionë.

Çdo fitore në Ligën e Kampioneve ka qenë një lehtësim ekonomik për PSG-në. Të hënën ata nuk do të vendosen në shortin e Ligës së Kampionëve, duke qenë në gjendje të çiftëzohet me skuadra të përmasave si Bajerni, Mançester Siti apo Real Madrid.

Sheikët fitojnë miliona edhe kur dalin të dytët, PSG kalon