TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Paolo Maldini ka komentuar momentin e Milanit në një deklaratë të shkurtër për “Sportmediaset”.
Në fjalën e tij drejtori kuqezi theksoi se: “Falë Zotit jemi skuadra e dytë më e suksesshme në Europë. Në historinë tonë kemi pasur shumë më shumë ngritje në majë sesa ulje. Por nuk kemi as frikë dhe as turp të flasim për këto gjëra, sepse e kuptojmë që në futboll ka edhe disfata që dhembin”.
Legjenda e “Djallit” mori si shembull edhe Milanin e tij, që në katër vite arriti të luante tri finale në Ligën e Kampioneve.
“Për shembull, kemi humbur finalen në Stamboll, por aftësia jonë për t’u ngritur ka qenë gjithmonë e madhe, sepse kemi një mjedis që është mësuar me këtë lloj presioni”, përfundoi Paolo Maldini.