SPORT, 5 Nëntor 2022, 23:37

Barcelona shkëlqen në ndeshjen e lamtumirës së Pikesë dhe merr kreun

Barcelona shkëlqen në ndeshjen e lamtumirës së Pikesë

Barcelona ka bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Almerian, në ndeshjen e lamtumirës së Zherard Pike.

Robert Levandovski humbi penallti në minutën e 7-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Për të zhbllokuar sfidën mendoi Dembele në minutën e 48-të.

Francezi realizoi një gol mjaft të bukur duke çuar peshë të pranishmit në “Camp Nou”.

Me këtë triumf, Barcelona ka marrë përkohësisht kreun, në pritje të ndeshjes së Realit, ditën e diel ndaj Rajo Vajekanos në transfertë.

Barcelona shkëlqen në ndeshjen e lamtumirës së Pikesë