SPORT, 5 Nëntor 2022, 17:56

Bajerni i Mynihut triumfon ndaj Hertës së Berlinit dhe merr kreun e Bundesligës

Bajerni i Mynihut triumfon ndaj Hertës së Berlinit dhe merr kreun e

Bajerni i Mynihut ia doli të triumfojë 2-3 në transfertë ndaj Hertës së Berlinit. Kampionët e Gjermanisë e filluan me ritëm të lartë takimin dhe gjetën 3 herë rrjetën brenda 38 minutash. Fillimisht Musiala hapi siparin e golave, e më pas dopieta e Chuopo Mouting nuk vonoi.

Vendasit e Hertës nuk u dorëzuan dhe realizuan dy gola brenda pjesës së parë me Lubebakio dhe Selke. Asgjë për t’u shqetësuar për ekipin e Nagelsman që ruan me fanatizëm rezultatin deri në fund dhe merr kryesimin e kampionatit.

Borusia e Dortmundit ka shkëlqyer ndaj Bochum-it në kampionat. Verdhezinjtë nuk e diskutuan për asnjë çast fitoren në Signal Iduna Park, në takimin që përfundoi 3-0.

Llogaritë e takimit u mbyllën që në pjesën e parë me dopietën e Moukoko dhe Reyna. Mysafirët u përpoqën që të rifuteshin në lojë me Hoffman, por goli u anulua. Pjesa e dytë shërbeu vetëm për administrim rezultati, sakaq Dortmund pozicionohet i 3-ti në kampionat.

Bajerni i Mynihut triumfon ndaj Hertës së Berlinit dhe merr kreun e