SPORT, 5 Nëntor 2022, 17:39

Gol në ndeshjen e Bundesligës, sulmuesit shqiptar i mjaftojnë 31 sekonda për të gjetur rrjetën

Gol në ndeshjen e Bundesligës, sulmuesit shqiptar i mjaftojnë 31

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha, ka gjetur rrugën e rrjetës në sekondën e 31-të të sfidën Augsburg-Ajntraht Fankfurt.

24-vjeçari i cili është pjesë e Augsburgut përshëndetI rrjetën pa u mbushur minuta e parë, teksa shndërroi në gol një asist të Demiroviç, duke kaluar në avantazh të përkohshëm vendasit.

Ky ishte goli i tretë në tetë javë në Bundesligën gjermane për Berishën, që ka regjistruar gjithashtu edhe katër asiste.

Vlen të theksohet fakti se ai u bashkua me Augsburgun në merkaton e verës nga turqit e Ferbahçes, teksa duket se është përshtatur mjaft mirë me skuadrën gjermane.