SPORT, 5 Nëntor 2022, 19:56

Napoli nuk ka kundërshtar, fiton ndaj Atalantës me përmbysje

Napoli nuk ka kundërshtar, fiton ndaj Atalantës me përmbysje

Napoli është një nga skuadrat më në formë deri më tani në këtë sezon, dhe e pamposhtura e Serie A.

Atalanta sfidonte sot në Beërgamo të kaltërit e Spallettit, por nuk ia dolën dot të ndalojnë ecurinë e këtyre të fundit. Sfida nisi mirë për bergamezët, pasi në minutën e 19-të, Lookman realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Festa zgjati pak për vendasit, pasi në minutën e 23-të Osimhen ka barazuar rezultatin pas asistimit të Zielenskit. Skuadra e Spallettit i kishte idetë e qarta dhe në minutën e 35-të erdhi edhe goli i përmbysjes, pasi Elmas shënoi golin e avantazhit.

Pjesa e dytë pothuajse e barabartë, edhe pse Atalanta pati disa raste më shumë për të barazuar. Kështu, me këtë fitore, Napoli vazhdon rrugëtimin e tij drejt Scudettos, edhe pse është ende pothuajse gjysma e rrugës. Të kaltërit nuk njohin humbje dhe kështu regjistrojnë fitoren e radhës, duke shkuar në 35 pikë.