TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pak ditë më parë, Zlatan Ibrahimoviç u pyet në lidhje me Erling Haland, përgjigjja e sulmuesit portugez bëri jo pak bujë, siç ndodh shpesh kur flet Ibra: “Haaland? Rritja e tij varet nga ego e Guardiolës, nëse do ta lejojë të bëhet më i madh se sa ai. Mua personalisht nuk me lejoi”, u shpreh Ibra.
Nuk ka vonuar as përgjigjja e Guardiolës, sigurisht duke përdoruar sarkazmën: “Ibrahimovic ka të drejtë, ka plotësisht të drejtë. Në këtë klub, në këtë skuadër, egoja ime është mbi çdo person tjetër, mbi çdo lojtar. Nuk më pëlqen kur Haland realizon tre gola dhe i gjithë fokusi është mbi të. Jam xheloz për të. Sinqerisht jam xheloz”, u shpreh ndër të tjera Guardiola.