SPORT, 2 Nëntor 2022, 09:03

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni ndeshjet e ditës së sotme

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni

Kategoria Superiore do të ngrejë sot siparin e javës së 11-të me dy ndeshje interesante.

Në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça”, do të luajnë dy ekipet që mbyllin renditjen aktuale, Bylis-Teuta.

Ballshiotët e Arian Bellait duan kthesën teksa fitorja u mungon prej 4 sfidash, e njëjta gjë vlen edhe për durrsakët e Bledi Shkëmbit, teksa synojnë vetëm tre pikët ndeshjen e sotme.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Niko Dovana”, do të zhvillohet takimi Erzeni-Kastrioti.

Shijakasit janë supriza e këtij sezoni në Superiore, teksa duan edhe një rezultat tjetër pozitiv për të qenë në vendet e para të renditjes.

Krutanët e Emiljano Çelës, kërkojnë suksesin e dytë radhazi për t’iu larguar sa më shumë fundit të tabelës së klasifikimit.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni

RENDITJA

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni

GOLASHËNUESIT

KATEGORIA SUPERIORE/ Katër skuadra zbresin në fushë, mësoni