SPORT, 1 Nëntor 2022, 23:07

Champions League/ Liverpuli mposht Napolin, fitojnë edhe Totenhemi dhe Bajerni

Champions League/ Liverpuli mposht Napolin, fitojnë edhe Totenhemi dhe

Këtë të martë u dhanë disa nga verdiktet përfundimtare të grupeve të Champions League, teksa skuadrat e plota të kualifikuara do të plotësohen nesër.

Në grupin A, supersfida mes Liverpulit dhe Napolit në "Anfield" përfundoi 2-0. Italianët kanë bërë ndeshje mjaft cilësore dhe e shohin veten në vendin e parë. Sa i përket "The Reds", ekipi i Klopp duhet të kënaqet me vendin e dytë.

Në grupin C, Bayern Munchen fiton 2-0 ndaj Interit në Gjermani ndeshjen, e cila nuk kishte rëndësi të madhe, pasi të dyja skuadrat ishin kualifikuar një javë më parë. Golat e ekipit të Nagelsmann erdhën nga Pavard dhe Moting. Titullar për zikaltërit ishte edhe Kristjan Asllani që dhuroi një assist për Acerbin në fillimin e pjesës së dytë, por goli  i mbrojtësi u anulua për pozicion të parregullt.

Barcelona është shfryrë ndaj Plzen, pas eliminimit nga Champions League. Katalanasit që tashmë duhet të luajnë në Europa League, ia dolën të triumfojnë 2-4 në Çeki, edhe pse Xavi kishte zgjedhur të bënte rotacion.

Grupi D kishte shumë për të diskutuar për shkak të afërsisë së madhe të skuadrave me pikët. Të gjitha llogaritë ishin të hapura, sonte u dhanë verdiktet finale. Gjermanët e Frankfurti morën tri pikë ndaj Sporting (1-2) dhe dalin si vend i dytë. Fitorja 1-2 Totenhemi në Francë ndaj Marsejës bën që "Spurs" të jenë ata që do shkojnë në 1/16 si kokë grupi.