TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sauthempton ka regjistruar një tjetër humbje dhe ambiciet e skuadrës për të përfunduar mes dhjetë më të mirave në Premier Ligë kanë marrë një goditje të rëndë.
Sipas trajnerit Ralf Hazenhutl, forma e disa futbollistëve ka ndikuar në këtë rënie dhe pas përfundimit të ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Kristal Palas, ai veçoi pikërisht Armando Brojën si shembull.
“Mendoj se nuk kemi parë një ndeshje të mirë sot. Fitoi skuadra që kishte zëvendësues pak më të mirë’, tha fillimisht Hazenhutl, i cili më pas kritikoi në mënyrë specifike Brojën të cilin e aktivizoi në minutën e 65 të takimit.
Por është një gjë e vërtetë që kur bëjmë një hap, ne dështojmë. Ka një arsye pse ndodh, ndoshta se nuk jemi të mirë mjaftueshëm. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë në të ardhmen”, tha Hazenhutl.