SPORT, 30 Prill 2022, 17:09

Nga kamarier në mbretin e merkatos, historia e pabesueshme e emigrantit që pushtoi botën e futbollit

Nga kamarier në mbretin e merkatos, historia e pabesueshme e emigrantit

Karmin Raiola, i njohur nga të gjithë si Mino Raiola, lindi në Salerno (Itali), më 4 nëntor 1967.

Kur ai ishte një vjeç, familja e tij u transferua në Holandë, në Harlem, për t’iu përkushtuar ushqimit dhe restaurantit. Që në moshë shumë të vogël ai ndihmon prindërit e tij duke qenë kamarier, një aktivitet që nuk e pengon të mbarojë shkollën e mesme dhe të fillojë të ndjekë Fakultetin Juridik.

Ai ka qenë i prirur të mësojë shtatë gjuhë të huaja gjuhën italiane, holandeze, angleze, gjermane, spanjolle franceze dhe portugeze. Pasi ka luajtur në ekipet e të rinjve të Harlemit, ai fillon të bëhet përgjegjës për ekipin në moshën 20 vjeçare përpara se të mbante postin e drejtorit sportiv dhe të themelonte një kompani të menaxherëve të futbollit.

Pika e kthesës erdhi në vitin 1992 kur solli Brajan Roin te Foxha, një vit pasi bërin ndërmjetësin në tratativën mes Ajaksit dhe Interit për Denis Berkampit dhe Uim Xhonkut.

U bë agjent i FIFA-s dhe themeloi kompaninë “Sportman”, me qendër në Montekarlo. Kështu filloi ngjitja në futbollin e nivelit të lartë me përfaqësuesit e kampionëve si Nedved, Ibrahimoviç, Pogba, Baloteli, Verrati, Donaruma, De Ligt dhe Haland.

Sipas “Forbes”, Raiola, në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për 847.7 milionë dollarë.