TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi siguroi titullin e 10-të radhazi kampion në Bundesligë, Bajerni i Mynihut ul ritmin në kampionat dhe mundet në transfertë nga Mainz 3-1. Bavarezët kanë arritur objektivin sezonal dhe vendasit përfitojnë duke shënuar 3 gola në portën e mbrojtur nga Ulreich. Levandovski shënon golin e 34-t në kampionat dhe të 18-tin në transfertë, një rekord për golat e shënuar larg shtëpisë në një sezon.
Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në “Signal Iduna Park”, aty ku Bohumi ka fituar 4-3 përballë vendasve të Borusia Dortmund. Miqtë kalojnë në avantazh të dyfishtë brenda 10 minutave të para, por Haaland shënon një tregolësh dhe përmbys rezultatin.
Bohum reagon në 10 minutat e fundit dhe barazon shifrat me Locadia. Pantovic nga pika e bardhë shënon golin e 4-t për miqtë dhe i jep një fitore të artë Bochumit në transfertën kundër Dortmundit.
Koln vazhdon të shkëlqejë në kampionat dhe të ëndërrojë një vend në Kupat e Europës dhe merr një tjetër sukses në transfertë përballë Augsburg.
Nuk ka fitues në derbin e mbijetesës mes Arminia Bielefeld dhe Hertha Berlin. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Tousart, por vendasit barazojnë gjithçka në minutat shtesë. Hertha është shumë pranë shpëtimit, ndërsa Bielefeld duhet të luftojë shumë në 2 javët e ardhshme që të mbajë gjallë shpresat për mbijetesë.
Stuttgart ka zhgënjyer në shtëpi, pasi ka barazuar 1-1 përballë Volfsburg. Miqtë shënojnë të parët, ndërsa Fuhrich barazon shifrat për vendasit në minutat e fundit. Stuttgart aktualisht qëndron në zonën Play Out, por ndien frikën e rënies direkte, pasi Bielefeld është vetëm dy pikë larg.