SPORT, 30 Prill 2022, 19:24

Ançeloti në histori, i pari trajner që fiton titullin kampion në “Top 5” ligat europiane

Ançeloti në histori, i pari trajner që fiton titullin kampion

Karlo Ançeloti futet në historinë e futbollit europian, pasi bëhet trajneri i parë që ia del të shpallet kampion në pesë ligat më të mira.

Italiani festoi titullin kampion në La Liga me Real Madrid ditën e sotme, ndërkohë që për herë të fundit kishte triumfuar në Bundesliga me Bajernin e Mynihut (2017).

Anceloti më parë ka fituar titujt kampion edhe në Serinë A me Milan në vitin 2004, në Premier Ligë me Çelsin në 2010 dhe në 2013 në Ligue 1 në krye të PSG-së.