TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit shpallet kampion i Spanjës për herë të 35-të në historinë e klubit. Skuadra e Ançelotit ka mposhtur 4-0 Espanyolin në “Santiago Bernabeu” dhe është shpallur kampione e La Liga katër javë para përfundimit të kampionatit.
Tekniku italian ka bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol disa nga yjet e skuadrës për gjysmëfinalen e Championsit kundër Manchester City, por ata që kanë zbritur në fushë nuk kanë zhgënjyer, duke kaluar me lehtësi miqtë nga Barcelona.
Rodrygo shënoi dygola në pjesën e parë, ndërsa Asensio dhe Benzema shënojnë në pjesën e dytë për të plotësuar pokerin. Reali fiton titullin e radhës në Spanjë dhe në mesjavë synon një vend në finalen e Championsit.
Duket se Villarreal është përqendruar te gjysmëfinalja e Champions League kundër Liverpool, pasi ka zhgënjyer në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. “Nëndetësja e verdhë” mposhtet 2-1 në transfertën kundër Alavesit, që falë këtij suksesi vazhdon të shpresojë tek mbijetesa mes më të mirave të Spanjës, sepse tani është vetëm 4 pikë larg shpëtimit.