SPORT, 30 Prill 2022, 22:25

150 gola me fanellën e Lacios, Çiro Imobile futet në “klubin e legjendave”

150 gola me fanellën e Lacios, Çiro Imobile futet në

Çiro Imobile ka shënuar golin e 27-të sezonal në kampionat me fanellën e Lacios në sfidën e sotme kundër Specias.

Kapiteni i Lacios vazhdon të shkruajë rekorde të reja, pasi është ngjitur në kuotën e 150 golave në karrierë me fanellën e skuadrës kryeqytetase.

Bomberi bardhekaltër është lojtari i 10-të në historinë e Serie A, që arrin të shënojë 150 apo më shumë gola me fanellën e një skuadre të vetme.