SPORT, 11 Maj 2026, 18:55

Jo vetëm Turam, Interi humb një tjetër të padiskutueshëm për finalen e Kupës së Italisë

Jo vetëm Turam, Interi humb një tjetër të

Interi duket se nuk do të jetë me forca të plota për finalen e Kupës së Italisë që do të luajë këtë të mërkurë ndaj Lacios në “Olimpico” të Romës, ku skuadra e Kristian Kivu do të përpiqet që të fitojë trofeun e dytë të sezonit, pas kampionatit. Por rrezikon të mos ketë lojtarë të rëndësishëm në radhët e tij për atë ndeshje.

Mediat italiane bënë të ditur fillimisht se Markus Turam është thuajse e pamundur të jetë në fushën e lojës për ndeshjen e të mërkurës për shkak të problemeve fizike. Ai do të zhvillojë disa teste gjatë ditës së nesërme, por bëhet e qartë se klubi nuk do të rrezikojë me aktivizimin e tij të sforcuar.

Njëkohësisht, është bërë e ditur se edhe Hakan Çalhanollu pritet të mungojë në këtë duel, pasi nuk është në formën optimale pas problemeve fizike që ka vuajtur në këtë periudhë. Kësisoj, Kivu do të duhet të rindërtojë si sulmin, ashtu edhe mesfushën për skuadrën e tij për ndeshjen në fjalë.