TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gara për renditjen ka humbur! Nuk ka më vend shtesë përmes koeficientit të UEFA, skuadra e pestë në Bundesligë nuk do të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Kualifikimi i Rajo Valekano në finalen e Ligës së Konferencës ka bërë që La Liga të jetë tashmë e paarritshme ndaj Bundesligës edhe nëse Frajburg fiton Ligën e Evropës.
Frajburg fitoi ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales kundër Braga 3-1, pas humbjes së ngushtë 1-2 një javë më parë, duke siguruar 0.428 pikë.
Nëse Frajburg do të festoj suksesin më të madh në historinë e klubit në Stamboll më 20 maj dhe kështu të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ende nuk do të mjaftonin.
Bajerni dhe BVB e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pas tyre, Lajpcig, Leverkusen, Shtutgart dhe Hofenhajm po luftojnë për dy vendet e mbetura.