SPORT, 11 Maj 2026, 17:36

I shënoi gol spektakolar Besiktasit, më pas vjen pezullimi për Ernest Muçin

I shënoi gol spektakolar Besiktasit, më pas vjen pezullimi për

Ernest Muçi ka shënuar golin e tij të 11-të në kampionatin turk, duke tundur rrjetën në sfidën që Trabzonspor fitoi falë tij me shifrat 2-1 ndaj Besiktas.

Sulmuesi u ndëshkua me kartonin e verdhë që plotëson numrin 4 dhe kjo do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e fundit të sezonit të Trabzonsporit në kampionat, atë ndaj Gençlerbirligi, duke e mbyllur para kohe kampionatin ku ka shënuar 11 gola e dhënë 3 asiste pa mundësinë për të përmirësuar këtë bilanc.

Muçi ka shënuar 11 gola.