SPORT, 10 Maj 2026, 20:56

Roma merr fitore të çmendur ndaj Parmas, Malen realizon dy herë

Roma merr fitore të çmendur ndaj Parmas, Malen realizon dy herë

Roma ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim te Parma me rezultat 2-3 në një fund dramatik.

Vetëm pas 22 minutave lojë, mysafirët kaluan në epërsi kur pas një asistimi nga Paulo Dybala, Donyell Malen realizoi për 0-1.

Me epërsinë minimale të Romës 0-1, u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë startoi për mrekulli për vendasit, me Streffezza që realizoi gol të bukur për 1-1.

Kur Roma u hodh në sulm për golin e dytë, ishin vendasit që shënuan sërish, me Keitan që realizoi në minutën e 87-të për 2-1.

Në minutën e 93-të,David Rensch barazoi shifrat në 2-2 me një gjuajtje të bukur nga distanca.

Një minutë më vonë, Rensch fitoi penallti dhe Parma mbeti me 10 futbollist në fushë.

Donyell Malen mori përgjegjësinë dhe realizoi nga penalltia për 2-3.

Roma me këtë fitore barazohet me Milanin me pikë me nga 67, një më pak se Juventusi i vendit të tretë.