SPORT, 9 Maj 2026, 19:20

Ish-trajneri i Egnatias shpallet sërish kampion në Kosovë, Drita mposht Ballkanin dhe fillon festën

Ish-trajneri i Egnatias shpallet sërish kampion në Kosovë, Drita

Drita është shpallur sërish kampione në Kosovë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zekirija Ramadani mposhti Ballkanin me rezultatin 2-0. Nga një gol për secilën pjesë, për të siguruar titullin kampion tre javë nga fundi.

Zekirija Ramadani, ish-trajneri i Egnatias, vazhdon të korrë suksese në Kosovë. Drita ka fatin që me koeficientin e lartë, të jetë pjesë e skuadrave favorite në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve dhe jo vetëm.

Ballkani ndërkohë mund të mjaftohet me pjesëmarrjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Në sfidën tjetër të luajtur sot, Drenica mposhti Gjilanin me rezultatin 2-1.

Këto ishin 3 pikë të arta për Drenicën e Brdariç. Objektiv mbetet mbijetesa.