SPORT, 10 Maj 2026, 16:12

Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës futen në fushë, nisin betejën me grushte dhe flakadanë (VIDEO)

Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës futen në fushë, nisin

Pamje të turpshme janë regjistruar nga stadiumi “Elbasan Arena”. Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës janë përplasur fizikisht bashkë me grushte dhe flakadanë.

Tifozë të shumtë të Tiranës ka në ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre.

Ky numër i madh ka krijuar jo pak radhë në hyrje, çka ka bërë që dy tifozeritë të jenë pranë njëra-tjetrës. Dihet prej kohësh që tifozët e këtyre dy ekipeve kanë një rivalitet të ashpër dhe të dhunshëm mes tyre.

Kështu, as kjo ndeshje nuk mund të bënte përjashtim dhe para saj ka pasur një incident, ku disa tifozë janë përplasur me njëri-tjetrin. Kjo dhunë ka vazhduar edhe brenda stadiumit ku dhjetëra tifozë kanë hyrë në fushë.

Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke krijuar momente paniku dhe tensioni mes tifozerive.

Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e incidenteve.

Ndërkohë, hyrja e tifozëve në stadium është shoqëruar me masa të forta sigurie, ndërsa pritet që ndeshja të zhvillohet në një atmosferë të ndezur si në tribuna ashtu edhe në fushën e lojës.

Tifozët verdheblu u afruan deri në sektorin e mbështetësve të Tiranës. Më pas ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë.

Tirana synon të shmangë edhe “play out”, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë zonës së ftohtë. Elbasani në anën tjetër synon ta mbyllë si vend i parë pas 36 javësh.