SPORT, 9 Maj 2026, 19:53

E paprecedentë! FSHF në telashe të mëdha pas rënies të Kukësit, çfarë ndodh nëse Bylisi bie në Kategorinë e Parë?

E paprecedentë! FSHF në telashe të mëdha pas rënies

Kukësi ra sot zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Verilindorët u mposhtën nga Bylisi B në finalen e “play out”, përmes penalltive në fund.

FSHF ndërkohë është përpara situatës së paprecedentë, nëse po ashtu nesër ekipi A i Bylisit bie nga Abissnet Superiore në Kategorinë e Parë.

Ekipi i Kukësit me meritë sportive ka rënë në Kategorinë e Dytë, ndërsa do të ishte për t’u vendosur se cila skuadër do e zëvendësonte.

Fakt është se finalet e “play out” janë mbyllur. Bylisi B dhe Sopoti siguruan ngjitjet, duke ardhur nga Kategoria e Dytë.

Luftëtari dhe Kukësi ndërkohë do të jenë pjesë e së Dytës në edicionin e ardhshëm.

Rregullorja e FSHF për Kategorinë e Parë, nuk e përcakton se cili ekip përfiton. Çfarë dihet është se nëse ekipi i parë i Bylisit bie në Kategorinë e Parë, ekipi B i Bylisit duhet të rikthehet në Kategorinë e Dytë. /Panorama Sport/