SPORT, 10 Maj 2026, 18:14

Skandali në Superiore, pas rrahjes mes tizofëve, goditet edhe gjyqtari i ndeshjes Elbasani-Tirana (VIDEO)

Skandali në Superiore, pas rrahjes mes tizofëve, goditet edhe gjyqtari

Tirana fitoi 1-3 në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku skuadra bardheblu ka diktuar ritmin dhe ka marrë kontrollin e rezultatit.

Megjithatë, takimi është shoqëruar me një atmosferë të nxehtë jashtë aspektit sportiv. Gjatë gjithë lojës janë raportuar incidente në tribuna, përfshirë hedhje të sendeve të forta dhe mjeteve plasëse drejt fushës, ku nuk kanë munguar as objektivat ndaj trupës së gjykimit.

Pas disa paralajmërimeve të përsëritura, arbitri kryesor Juxhin Xhaja ka vendosur të ndalojë përkohësisht ndeshjen dhe është tërhequr në dhomat e zhveshjes për konsultim me delegatin e takimit mbi hapat e mëtejshëm.

Pas rifillimit të ndeshjes Tirana është treguar e pandalshme, duke e mposhtur Elbasanin dhe siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi me një gol spektakolar të Mysloviç nga jashtë zonës, direkt në trekëndësin e sipërm të portës. Edhe në vijim bardheblutë arritën ta kontrollonin ndeshjen dhe të shënonin edhe në të 50-ën me Haxhiun.

Elbasani-Tirana 1-3
Myslovic 7’, Haxhiu 50’, Tabekou 90+12’/ Kasa 90+6’