TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndeshjet e sotme në Bundesligë kanë dekretuar edhe kualifikimin e Lajpcigut në Ligën e Kampioneve, duke e kthyer këtë skuadër përsëri mes më të mirave në kontinent.
Ekipi i drejtuar nga Ole Verner ka mundur 2-1 St. Paulin dhe siguroi vendin e tretë matematikisht që në javën e parafundit.
Ndërkaq, ndeshja më e rëndësishme e ditës ishte ajo mes Shtutgartit dhe Bajer Leverkusenit, që do të vendoste se cila prej skuadrave do të ishte në garë për vendin tjetër në zonën Champions deri në javën e fundit.
Demiroviç, Mitelshtad dhe Undav bënë të pavlefshëm golin e Garcias, duke përmbysur avantazhin e miqve që në minutën e parë dhe siguruar suksesin 3-1 që mban për momentin në vendin e katërt në klasifikim, ndërsa Leverkuseni rrëshqet në të 6-in. /Panorama Sport/
Augsburg-Borusia Mynshengladbah 3-1