SPORT, 9 Maj 2026, 17:26

Ngjarje e rëndë për futbollistin që i dha shpresë Shqipërisë në play-off të Botërorit, e grabitin duke e kërcënuar me thikë para familjes

Ngjarje e rëndë për futbollistin që i dha shpresë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Portugali, ku futbollisti polak i Polonisë, Jan Bendnarek, është grabitur nga hajdutët që e kanë kërcënuar me thikë para syve të gruas dhe vajzës së vogël.

Ngjarja ka ndodhur në darkën e te premtes, rreth orës 21:30, kur Bendnarek bashkë me gruan dhe vajzën janë kthyer nga një restorant ku po darkonin.

Lojtari sapo ka hyrë në shtëpi është përballur me personin i cili kishte hyrë për t’i grabitur, duke u kërcënuar me thikë nga ky i fundit.

Mësohet se nuk ka pasur asnjë përplasje mes palëve, por hajduti është larguar duke marrë me vete bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro. Policia ka nisur hetime për ngjarjen, ndërsa bëhet e ditur se as futbollisti e as familja e tij nuk kishte pësuar ndonjë lëndim.

Bendnarek ishte transferuar këtë vit te Porto në Portugali, duke u shpallur atje kampion. AI nuk ia doli gjithsesi të shijonte një tjetër Botëror me Poloninë, i eliminuar në play-off nga Suedia, pasi kishte kaluar më parë Shqipërinë.

Pikërisht një gabim i Bendnarek ishte ai që solli golin e Arbër Hoxhës që u dha shpresë kuqezinjve se mund të vazhdonin më tej, por u përmbysën në pjesën e dytë nga ekipi polak.