SPORT, 25 Prill 2026, 17:42

Jashari te Juventusi? Alegri shuan zërat: Do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen

Jashari te Juventusi? Alegri shuan zërat: Do të jetë një

Trajneri Masimiliano Alegri ka folur për mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jasharin duke i mbyllur derën Juventusit për një transferim të mundshëm. “Klubi bëri një investim të madh në një lojtar me cilësi të shkëlqyera.

Ai pësoi një dëmtim, u rikthye dhe më pas pati më pak kohë loje. Por kjo nuk do të thotë që ai papritmas është bërë një lojtar i dobët.

Ai është përballur me disa vështirësi, por ka një potencial të madh. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin në të ardhmen. Sigurisht, gjithmonë ka vend për përmirësim”, përfundoi trajneri i Milanit.